
LOKALITETET AFARISTE PËR DHËNIE ME QIRA
Dy katet e para janë parashikuar për rentim. Sigurisht që lokali qendror më i madh do të jetë shitorja e Primus electronics, ndërsa të tjerat janë të parashikuara për dhënie me qira. E kemi planifikuar që të gjithë bizneset që zhvillohen brenda kësaj ndërtese të përkojnë me ruajtjen e harmonisë së jetës së banorëve brenda ndërtesës. Kjo do të thotë që nuk do zhvillohen aktivitete të zhurmshme, (si p.sh. kafene, restorane) por në vend të këtij lokaliteti do të ketë agjenci, zyra etj.
Apartamentet në ofertë:
39,15 m2; 40,65 m2; 80,80 m2; 89,20 m2; 104,2 m2; 107,3 m2; 111,21 m2; 116,75 m2; 125,65 m2; 128,10 m2
Shërbimi për klijentë:
Duke patur parasysh dinamikën e jetës së sotme, kemi planifikuar programin e shërbimit për t u përgjigjur kërkesave të klientit. Kemi planifikuar shërbimin e pranimit të klientëve ku klientët mund të udhëzohen dhe të informohen. Poashtu kemi planifikuar themelimin e fondit të përbashkët, ku mund të mblidhet një sasi e mjaftueshme e të hollave për shërbimet e lyerjes dhe dekorimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës pas një periudhe kohore prej disa vitesh. Poashtu planifikohet që çdo person i cili ka në pronësi apartman, ta ketë edhe vendparkimin e rezervuar (të shenjëzuar për çdo apartament). Poashtu planifikohet oferta e idejave të ndryshme për dekorim të banesës (prodhimet prej druri, modelet keramike si dhe propozime të ndryshme ideore të dizajnit).
|